Laborator kanabisi në Krujë me llamba e fidanë/ 16 të arrestuar, në kërkim 24, mes tyre edhe gra
Operacioni policor anticanabis ka rritur të arrestojë 16 persona, të cilët kultivonin kanabis në një ambient të përshtatur me llamba.
Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni policor anticanabis i koduar “AGIMI”. Operacioni i drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Në operacion Renea, FNSH e Tiranës dhe e Fierit dhe DVP Durrës. Arrestohen 16 persona, shpallen në kërkim 24, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë. Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Agimi”, në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë. Bazuar në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone të kryera ...








