Albania

Vrasja në Ksamil/ Kamerat filmojnë ngjarjen, autori doli nga një makinë që priste para shtëpisë
Albania

Vrasja në Ksamil/ Kamerat filmojnë ngjarjen, autori doli nga një makinë që priste para shtëpisë

Dalin detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil. Gramoz Mema, me origjinë nga Tepelena, por që jetonte prej vitesh në Ksamil, është qëlluar në kohën kur po kthehej në banesën e tij. Sipas informacioneve të Saranda Web autorët e kanë pritur viktimën përpara shtëpisë dhe në momentin që 40 vjeçari Gramoz Mema ka parkuar automjetin dhe ka dalë për të hyrë në banesë, një prej autorëve ka dalë nga automjeti me të cilin prisnin dhe ka qëlluar me pistoletë mbi viktimën. Më pas, autori ka hyrë në automjet dhe janë larguar.     Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve, nëse ata kanë vijuar rrugën për tu larguar me të njëjtin automjet, apo e kanë braktisur atë, e kanë djegur apo e kanë zhytur në liqenin e Butrintit apo në det....
U arrestuan në megaoperacionin në Sarandë/ Gjykata shpall fajtor të akuzuarit për trafik droge
Albania

U arrestuan në megaoperacionin në Sarandë/ Gjykata shpall fajtor të akuzuarit për trafik droge

Gjykata e posaçme ka shpallur fajtor të arrestuarit e megaoperacionit të Sarandës për trafik droge. Kështu të pandehurit Petrit Nanaj, Keidi Sadushi, Armando Zholi, Florenc Llanaj, Kujtim Zmalaj, Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Odise Ymeri, do ta kryejnë dënimin në një Institucion të Sigurisë së Lartë. Të pandehurit Sara Hatia, Jonida Jorgji, Ervin Hysaj, Trimosh Leskaj, Elton Llanaj, Artan Hoxha, Donaldo Nela, dhe Andrea Caca, ta kryejnë dënimin në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme. Sipas hetimeve të SPAK, të arrestuarit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i dedikuar kryesisht në drejtim të trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.         Lënda narkotike e llojit “Cannabis Sativa”, trafikohej nga...
Ftesë në 5/ Tronditëse, vëllai i vogël përdhunohet nga motra e madhe! Denoncimi që shokoi studion
Albania

Ftesë në 5/ Tronditëse, vëllai i vogël përdhunohet nga motra e madhe! Denoncimi që shokoi studion

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për simbolikën e datës së 1 Qershorit, nëse ia vlen të shihet edhe si protestë e ditë sensibilizuese për të gjitha rastet e abuzimit të fëmijëve. Një prej të ftuarve në studio ishte edhe gazetarja Zhaklinë Lekatari, e cila tregoi disa denoncime tronditëse që i kishin ardhur në rrjetet sociale. Një prej tyre ishte nga një burrë, sot baba fëmijësh, që dikur ishte përdhunuar nga e motra.       “Unë kam pasur raste të një djali, që sot është 40 vjeç, por dikur është përdhunuar nga motra… motra më e madhe, ky më i vogël. Të dy jetojnë jashtë në vende të ndryshme, por zotëria më rrëfeu se i kujtohen ato episode të tmerrshme dhe nuk mund të ketë kontakte me motrën. Tani që janë bërë me fëmijë vetë, i ka s...
Tiranë/ Bie nga lartësia e e pallatit ku banonte 9-vjeçarja
Albania

Tiranë/ Bie nga lartësia e e pallatit ku banonte 9-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Policia njofton se në bulevardin “Migjeni”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare.       9-vjeçarja po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Të më rrojë PS mua, ky është merhum”, pensionistja ndan burrin: Dua dëfrim se ky vetëm punon. Dua të bëj çik jetë… (VIDEO)
Albania

Të më rrojë PS mua, ky është merhum”, pensionistja ndan burrin: Dua dëfrim se ky vetëm punon. Dua të bëj çik jetë… (VIDEO)

Vjollca: Nuk bashkohem unë me ty, hiqe nga mendja, harroje. I re të mirës me shkelmë, i haje të gjitha ushqimet bio, me byrek, me petulla, me zog e lloj lloj. Ishim dy veta, çunat kanë ikur që 14 vjeç, më humbe paratë e çunave, si të bashkohem me ty , s’më ke nxjerrë për një kafe, mua të më rrojë partia që dal, po ti? Unë merrem me shoqëri e të gjitha, po ti fare, nuk me ke mbajtur si grua Vjollca: Partia socialiste. Ardit Gjebrea: Po pse çfarë bën partia për ty? Vjollca: Jam kryetare gruaje, votoj për atë, jam aktiviste. Ardit Gjebrea: Partia të nxjerr për kafe? Vjollca: Shkoj vetë me shoqet e mia. Burri asnjëherë, vetëm punë, vetëm gomari shkon në punë, po unë nuk dua një çikë dëfrim se jam pensioniste? Unë nuk jetoj kështu, unë rrjedh nga një familje e m...
Gjeta gruan me dashnorin ne dhomë, Drama e familjes; Burri Bija ime eshte e lidhur me nje vajze qe hoqet si djale
Albania

Gjeta gruan me dashnorin ne dhomë, Drama e familjes; Burri Bija ime eshte e lidhur me nje vajze qe hoqet si djale

Një histori e rëndë dhe ‘delikate’ u transmetua sot në emisionin e përditshëm “Shqipëria Live”, në Top Channel. Aleksandër Vaqo rrëfen se gjeti ish-gruan me një burrë tjetër në shtëpi: “Hapa derën dhe gjeta dashnorin e gruas dhe gocën e vogël në shtëpi. Kërkova shpjegime, më tha është bojaxhiu, kushëri i largët. I kërkova kartën e identitetit, nuk ma dha, iku me vrap. Por, kishte harruar telefonin në dhomën e gjumit dhe më vonë verifikova që ishte dashnori. Vajza e vogël u shpreh qartë, tha që ai xhaxhi ka ardhur dhe 5 herë të tjera. Në atë kohë, unë nuk isha ndarë nga gruaja, thjesht isha larguar nga shtëpia”. Por, historia shkon më tej, pasi Vaqo pretendon se vajza e madhe, 14 vjeçe ka lidhje me disa persona dhe është shfrytëzuar për prostitucion. Madje, thotë se pë...
Sherri me thika në Durrës/ Arrestohen 2 persona, nën hetim 19-vjeçari
Albania

Sherri me thika në Durrës/ Arrestohen 2 persona, nën hetim 19-vjeçari

Pas sherrit të ndodhur mbrëmë në zonën e plazhit në Durrës mes 3 prsonash, janë arrestuar dy prej tyre, kurse 19-vjeçari është vënë nën hetim. L.B., 27 vjeç dhe vëllezërit A.H., 23 vjeç e A.H., 19 vjeç janë konfliktuar për shkaqe banale dhe më pas janë goditur me thikë. A.H., 23 vjeç  ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. DVP Durrës Vihen në pranga tre shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit L.B., 27 vjeç dhe A.H., 23 vjeç, banues në Durrës si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit A.H., 19 vjeç,  banues në Durrës, pasi, më datë 29.05.2021,  në lagjen Nr. 13, Durrës pas një konflikti për motive të dobëta janë goditur me mj...