Albania

Fier/ Fëmija 3 vjeç ndërroi jetë, flet daja: Mjeku na tha që kishte shenjë në grykë, duam drejtësi
Albania

Fier/ Fëmija 3 vjeç ndërroi jetë, flet daja: Mjeku na tha që kishte shenjë në grykë, duam drejtësi

Një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë në një kopsht privat në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në vdekjen e fëmijës. Burime për Top Channel bëjnë me dije se fëmija ka shkuar në spitalin e Fierit pa shenja jete. Ndërkaq, mësohet se në momentin që ka mbërritur në spital i vogli nuk reagonte, ndërsa i janë konstatuar shenja në qafë. Këtë e konfirmon edhe daja i fëmijës, i cili kërkon drejtësi: “Jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes në kopsht vetëm kur na vjen lajmi, hajdeni se djalin e keni keq. Erdha me vrap në urgjencë. Aty u takuam me doktorin që ishte munduar ta kthente në jetë. Doktori tha se djali ka ardhur i pajetë. Ne i bëmë të gjitha çfarë ishin për të bërë dhe djalin nuk e shpëtuam dot. Më tha...
Lajmi Fundit; Tragjike: Vdes 3 vjeçari ne kopesht.
Albania, Ckemi

Lajmi Fundit; Tragjike: Vdes 3 vjeçari ne kopesht.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Mësohet se një fëmijë vetëm 3-vjeç është çuar pa shenja jete në spital nga edukatoret e kopshtit.   Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje. Vijon....
Gruaja shtatzënë i shpëtoi për mrekulli atentatit, ishte ulur në tavolinën ku u vra Erion Çela
Albania

Gruaja shtatzënë i shpëtoi për mrekulli atentatit, ishte ulur në tavolinën ku u vra Erion Çela

Erion Çela konsumoi kafenë e fundit me familjarët e tij, në një lokal në zonën e “Don Boscos”, këtë të martë pasdite. 35-vjeçari ishte ulur me vëllanë, dajën dhe tre të afërm të tjerë, kur dikush zbriti nga nja “Benz” i zi dhe nisi të qëlloi me breshëri plumbash drejt tyre. Autori ka qëlluar jashtë lokalit drejt një tavoline ku po konsumonin kafenë katër të rinj, viktima Erion Çela dhe tre të afërm të tij, vëllai, daja dhe një grua shtatzënë. 46-vjeçari Arben Dani, vëllai i viktimës, 28-vjeçari Blerim Çela dhe daja i viktimës 41-vjeçari Edmond Crroj mbetën të plagosur. I pafat ishte kamarieri, që po i shërbente tavolinës së vetme që ndodhej në lokal. 19-vjeçari Azbi Selimaj u plagos në shpatull, por fatmirësisht është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gruaja shtatzën...
Tronditëse në Burrel, 27-vjeçarja i shet trupin motrës së mitur
Albania

Tronditëse në Burrel, 27-vjeçarja i shet trupin motrës së mitur

Mat – Një vajzë 27-vjeçe është arrestuar nga policia në Burrel për shkak se akuzohet se ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi.       Mësohet se H. C., 27 vjeçe, bashkë me shtetasin U. C kanë shfrytëzuar të miturën. Gjykata e Shkallës së Parë Mat, ndaj kësaj shtetasja ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.         Njoftimi i policisë: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u ndalua shtetasja H. C., 27 vjeçe, banuese në Burrel, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se kjo shtetase në kohë të ndryshme (në bashkëpunim me shtetasin U. C., të arrestuar më parë nga Policia ) ka shfrytëzuar motrën e saj të mit...
Vodhën supermarketin në Sarandë, dy të arrestuar/ Sekuestrohen shuma të mëdha parash
Albania

Vodhën supermarketin në Sarandë, dy të arrestuar/ Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Policia ka zbardhur vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash, të ndodhur më datë 11.12.2021, në një supermarket në Sarandë. Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen shumat 400.000 lekë, 2500 dollarë dhe 1000 paund, 2 automjetet me të cilat janë larguar autorët pas ngjarjes, 4 telefona celular, 3 pajisje DVR dhe 2 laptop.       Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedh...
Durrës/ Makina përplas të miturin, largohet nga vendngjarja
Albania

Durrës/ Makina përplas të miturin, largohet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 11, në Durrës. Policia njofton se një makinë ka aksidentuar një të mitur dhe është larguar nga vendngjarja. I mituri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 17:45, në lagjen Nr.11 Durrës, një automjet ka aksidentuar këmbësorin e mitur N. K., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.       Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Do të të vras, mbys fare”/ Banori me skizofreni kërcënon fëmijët
Albania

Do të të vras, mbys fare”/ Banori me skizofreni kërcënon fëmijët

Disa banorë në një lagje të Bashkisë Dimal, ose Urës Vajgurore, iu drejtuan emisionit “Stop” në Tv Klan për ndihmë, pasi fqinji i tyre, një burrë 54-vjeçar, po i shqetësonte dhe po kërcënonte fëmijët se do t’i vriste, ose do t’i mbyste. Rasti i 8-vjeçarit në Fier, i cili u masakrua prej fqinjit, ka bërë, që qytetarët të sensibilizohen për këtë rrezik. 54-vjeçari, i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve, jeton vetëm me të ëmën, pasi familja e braktisi për shkak të dhunës. Prej së paku 10 vitesh, ai ka shfaqur shenja të çrregullimeve të shëndetit mendor. Gazetari: Fëmijët nuk luajnë fare këtu? Banorja: Po kemi frikë se çfarë do të ndodhë, mos dil përjashta i them unë fëmijës se kam frikë se të del e të vret. Fëmija: Ne kur dalim aty na bërtet, thotë fjalë të pista e na shan. Na kërcënon du...