Albania

Do bëhet shef i NATO-s’/ Studiuesja gjermane tallet me Ramën: Ishte shaka për 1 prillin
Albania

Do bëhet shef i NATO-s’/ Studiuesja gjermane tallet me Ramën: Ishte shaka për 1 prillin

Një postim në Twitter nga studiuesja shqiptaro-gjermane, Suzana Starikov, u shndërrua në lajmin e ditës në Tiranë, nga disa media. Ajo shkroi se kryeministri shqiptar, Edi Rama, do marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, duke pasuar në këtë detyrë Jens Stoltenberg.       “Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkroi ajo në mesditë. Mediat pranë qeverisë i bënë jehojnë postimit të saj, pa patur asnjë burim tjetër pë...
Alqi Bllako është arratisur jashtë vendit? Foto e avokatit të tij dy orë më parë ngre dyshime! Ja çfarë ka postuar në rrjetet sociale
Albania

Alqi Bllako është arratisur jashtë vendit? Foto e avokatit të tij dy orë më parë ngre dyshime! Ja çfarë ka postuar në rrjetet sociale

Alqi Bllako duhet të kishte shkuar sot pas hekurave pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi arrest me burg ndaj tij.       Por deri më tani policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar ndërkohë që sipas News 24, blutë nuk e kanë gjetur në banesë në momentin kur kanë shkuar për ta arrestuar.     Situata është bërë akoma edhe më dyshuese pas një fotoje të publikuar në rrjetet sociale nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Dy orë më parë ai ka postuar në Storyn e tij në Instagram një foto nga avioni ku shkruan “Ciao përqafime”.
“T’i presë biletën kësaj qeverie”, Berisha zbulon objektivin e opozitës dhe flet për bashkimin e demokratëve: Ideja jonë është …
Albania

“T’i presë biletën kësaj qeverie”, Berisha zbulon objektivin e opozitës dhe flet për bashkimin e demokratëve: Ideja jonë është …

Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi objektivin e opozitës pas kapërcimit të problemeve brenda saj.       Në një prononim për medias jashtë ambjenteve të kuvendit Berisha tha se veprim i opozitës, do të jetë një i vetëm, t’i presë biletën kësaj qeverie në arkivat e historisë. “Propozimet dhe veprimet e opozitës, do të jetë t’i presë biletën kësaj qeverie në arkivat e historisë.”, ndërsa komentoi mbledhjen e grupit parlamentar të PD, zhvilluar para nisjes së seancës plenare.       “Ishte mbledhje normale me diskutime, ideja jonë është bashkimi në diversiteti, procesi i kapërcimit të pasojave po ecën shumë mirë.”- vijoi ai.
501 dhoma e 5 kate nën tokë, vendi ku do strehohej Enver Hoxha po të plaste lufta në Shqipëri (Foto)
Albania

501 dhoma e 5 kate nën tokë, vendi ku do strehohej Enver Hoxha po të plaste lufta në Shqipëri (Foto)

Apartamente, zyra, salla e madhe ku mblidhej shtabi i përgjithshëm madje dhe kuvendi popullore. Brenda bunkerit ku ishte vendosur dhoma e gjumit për Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun.       Lufta Rusi-Ukrainë, shqiptarëve tashmë i ka sjell në vëmendje bunkerët, nëpër rrjete sociale shohim shumë komente për bunkerët e ndërtuar nga Enver Hoxha. Bunkeri më i veçantë në Shqipëri është ai anti-bërthamor i ndërtuar nga regjimi i asaj kohe. Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore, pas Luftës së II’të Botërore, bëri që shumë shtete të mobilizoheshin për mbrojtje në rast të përdorimit eventual të tyre. Në Shqipëri u ndërtuan 221 mijë e 143 bunkerë brenda një periudhe rreth dhjetëvjeçare. Nëse do kishte luftë bërthamore Enver Hoxha dhe byroja politike e sistemit komunist planif...
Çmimi i vajit të lulediellit deri 430 lekë për litër! Bordi vendos sot çmimet e reja, bien shitjet në supermarkete nga mbingopja e konsumatorit
Albania

Çmimi i vajit të lulediellit deri 430 lekë për litër! Bordi vendos sot çmimet e reja, bien shitjet në supermarkete nga mbingopja e konsumatorit

Nuk ndalet në tregjet e huaja rritja e çmimit të vajit të lulediellit. Importuesit kryesore në vend pohojnë se po përballen me çmime furnizimi 360 lekë deri 430 lekë për litër.         10 ditë më parë bordi i kontrollit të çmimeve për produktet e shportës vendosi se nga importuesit çmimi i vajit me shumicë do të shitet 209 lekë për litër, ndërsa për konsumatorin 305 lekë për litër. Sot do të mbahet një tjetër mbledhje e bordit për vendosjen e çmimeve të reja. Përveç shtrenjtimit të çmimit në disa vende të Europës kanë nisur kufizimet ndaj importuesve për furnizime deri në 200 ton. Maqedonia e Veriut ka kufizuar importet e vajit për Shqipërinë, duke garantuar rezervat për popullatën. Importuesit thanë për “Monitor” se prej dy ditësh kanë nisur pranë bordit fatur...
Atentat me armë ndaj Talo Çelës, Nuredin Dumani arrestohet gjatë aksionit të RENEA-s në Fier
Albania

Atentat me armë ndaj Talo Çelës, Nuredin Dumani arrestohet gjatë aksionit të RENEA-s në Fier

I shumkërkuari Nuredin Dumani është arrestuar në Fier këtë mbrëmje gjatë operacionit të zhvilluar nga RENEA. Mësohet se Dumani ka qenë i përfshirë në ngjarjet e pasdites në Elbasan, ku u krye atentat ndaj Talo Çelës, një prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Makina tip “BMW” me targa të vjedhura në Durrës në prill të vitit 2021 po udhëtonte në aksin rrugor Elbasan-Peqin kur u bë shënjestër e atentatit me armë rreth orës 17:35. Personat që kanë qenë në mjet, mes tyre edhe Talo Çela kanë braktisur BMW-në dhe janë larguar. Dumani është plagosur në shpatull gjatë përplasjes në Elbasan. Ai mori ndihmën e parë në spitalin e Fierit dhe aktualisht po transportohet drejt Tiranës nën masa të rrepta sigurie. Dy furgona të RENEA-s janë larguar së bashku me autoambulanc...
Lëshimi i 9 urdhër-arresteve, SPAK njoftim zyrtar, kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Alqi Bllakos
Albania

Lëshimi i 9 urdhër-arresteve, SPAK njoftim zyrtar, kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Alqi Bllakos

Njoftimi i SPAK: 1.Mbi hetimet e kryera për inceneratorin Fier Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e kallëzimit penal të bërë nga subjektet politike Nisma Thurje, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal nr.187 viti 2020, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuara nga nenet 248, 245, 260 dhe neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287...
IKMT kërkon të prishë një hotel në Radhimë, pronari tenton të vetëvritet
Albania

IKMT kërkon të prishë një hotel në Radhimë, pronari tenton të vetëvritet

Është përshkallëzuar situata në Vlorë, ku IKMT kërkon të prishë një hotel tre katësh. Pronarët dhe të afërmit po kundështojnë prishjen, ndërkohë një prej tyre ka marrë fëmijën dhe ka hipur mbi taracë, duke kërcënuar se do të hidhet nëse i prishet  ndërtesa.     Disa prej banorëve dëgjohen teksa qajnë, ndërsa kanë ndërhyrë punonjësit e policisë për t’i larguar nga banesat.