Albania

Rilindja jep 60 milionë euro shtesë vetëm për rrugën Kardhiq- Delvinë”, Vasili sulmon qeverinë: Bujqësia dhe blegtoria po shkatërrohen, ndërsa…
Albania

Rilindja jep 60 milionë euro shtesë vetëm për rrugën Kardhiq- Delvinë”, Vasili sulmon qeverinë: Bujqësia dhe blegtoria po shkatërrohen, ndërsa…

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili në një reagim të bërë në rrjetet sociale, ka sulmuar qeverinë në lidhje me situatën ku e bujqësisë dhe blegtorisë në vend. Vasili shprehet se qeveria jep 60 milionë euro shtesë për rrugën Kardhiq-Delvinë, ndërkohë që blegtorët shqiptarë po rrënohen dhe varfërohen çdo ditë. Reagimi i plotë: Ja faktet, qe bujqesia po shkaterrohet, ndersa rilindja jep miliona euro shtese per tendera me 99% te vleres! Rilindja jep 60 milion euro shtese vetem per Rrugen Kardhiq- Delvine, jep tenderin me 99% per rruget e jugut dhe kompeson tenderat me dhjetra milion euro te tjera. Ndersa per bujqesine shqiptare qeveria nuk ka asnje lek per ta ndihmuar, por tallet me rrenimin e saj. Dhe si te mos mjaftoje kjo, por edhe genjejne per faqe te z...
Ndodh në Kosovë! Pronari i lokalit nuk lejon shtetasit e BE të hyjnë brenda, në shenjë proteste për mos liberalizimin e vizave
Albania

Ndodh në Kosovë! Pronari i lokalit nuk lejon shtetasit e BE të hyjnë brenda, në shenjë proteste për mos liberalizimin e vizave

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Kosovë ku një restorant në Prishtinë, i cili ndodhet përballë zyrave të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eulex, ka vendosur mos t’i lejojë shtetasit e vendeve të BE-së që të hyjnë në lokal. Ky është një vendim i pronarit të lokalit në formë proteste për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.
Vetëvritet adoleshentja në Elbasan/ Akti ekstrem, dyshohet të ketë ndodhur për shkak të varfërisë së familjes
Albania

Vetëvritet adoleshentja në Elbasan/ Akti ekstrem, dyshohet të ketë ndodhur për shkak të varfërisë së familjes

Pa bërë ende 17-vjeçe një vajzë në lagjen “Shën Koll”  në  Elbasan i dha fund jetës duke u vetëvarur në shtëpinë e saj. Vajza jetonte së bashku me nënën dhe dy motrat e saj në gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa babai kishte ndërruar jetë dy vite më parë. Mendohet se shkaku kryesor i aktit të rëndë ka qenë gjendja e vështirë ekonomike në të cilën familja jetonte.   Megjithatë policia dhe eksperte të prokurorisë janë duke hetuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vetëvrasjes së adoleshentes.
Aksident i rëndë në Vlorë, përplasen keq dy automjete
Albania

Aksident i rëndë në Vlorë, përplasen keq dy automjete

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në Vlorë. Siç shihet nga pamjet dy mjetet janë perplasar keq, por fatmirësisht nuk ka viktima. Ndërkohë, policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar. Qarkullimi i makinave është i shtuar sot në Vlorë për shkak se është fundjavë dhe qytetarët lëvizin drejt bregdetit.
Përmbyset zetori në Vaun e Dejës, vdes rrugës për në spital 38-vjeçari
Albania

Përmbyset zetori në Vaun e Dejës, vdes rrugës për në spital 38-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Vaun e Dejës. Mësohet se në këtë zonë ka humbur jetën një 38-vjeçar. Ky i fundit po lëvizte me zetor, por ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rranxa. Teksa i ndjeri mori plagë të rënda që i shkaktuan vdekjen. Njoftimi i policisë: Vau i Dejës /Informacion paraprak Rreth orës 14:45, në fshatin Rranxa, Vau i Dejës duke lëvizur me një mjet zetor, shtetasi E. Rr. 38 vjeç, banues në fshatin Rranza, Vau Dejës, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë zetori është përmbysur, si pasojë, shtetasi E.Rr ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Arrestohet Shefi i Komisariatit së Velipojës me tre policë
Albania

Arrestohet Shefi i Komisariatit së Velipojës me tre policë

Shefi i Policisë së Velipojës është arrestuar këtë të premte bashkë me tre policë për shpërdorim detyre. Ata dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e sasive të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen në kuadër  të Planit të Veprimit dhe Planit Operacional të DVP-së. Të arrestuarit janë:  N/Komisar Z. S., 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; N/Komisar A. H., 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor E. L., 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë dhe Inspektor H. B., 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë.     Njoftimi i plotë: Drejtori...
Nafta vendos tjetër rekord, ja çmimet e reja që hyjnë në fuqi nga sot
Albania

Nafta vendos tjetër rekord, ja çmimet e reja që hyjnë në fuqi nga sot

Çmimi i naftës ka pësuar sërish rritje këtë të premte. Bordi i Transparencës vendosi që nafta të shitet me 265 lek për litër. Ndryshime pësoi edhe benzina e cila do të shitet me 241 lek për litër dhe gazi me 86 lek për litër. Vendimi i ri do të hyjë në fuqi sot në orën 18.00 dhe do të jetë i vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.      Njoftimi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë d...