Neuro-shkencëtari: Ndërgjegjia e qenieve të gjalla lind nga një fushë e pavarur energjie
Një neuro-shkencëtar ka sugjeruar së fundmi teorinë e re se ndërgjegjia e qenieve lind nga fusha e pavarur elektro-magnetike e neuroneve.
Studimi i publikuar muajin e kaluar në revistën “Neuroscience of Consciousness” bazohet vetëm në teori dhe jo në prova të prekshme, por autori Johnjoe McFadden thotë se hipoteza e tij ofron rrugën që në të ardhmen robotët të mendojnë dhe të ndjenë emocione.
McFadden thote se valët e krijuara nga aktiviteti elektrik i neuroneve përhapen nëpër tru dhe ndihmojnë në kompletimin e eksperiences tonë të ndërgjegjies.
Johnjoe McFadden, gjeneticist molekular dhe drejtor i biologjikës kuantike në Universitetin e Surrey në Angli, thotë se gabimet në modelet e tjera të njohura të ndërgjegjies janë arsyeja që nuk mund të a...








