Satelitët “Albania” nga Space X/ Rama tregon se do dalin në orbitë në Mars dhe në Qershor 2022
Dy satelitët Shqipëria do i hedhë në bashkëpunim me Space X. Kryeministri Rama publikoi bisedën e tij me një inxhinier të kompanisë Space X të miliarderit Elon Musk ku tregon se kur do dalin në orbitë satelitët Shqipëria 1 dhe 2.
Rama: Pra jemi këtu.
Eksperti amerikan: Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.
Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?
Inxhinieri Space X: Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.
Rama: Po Albania 2? Në qershor…
Inxhinieri Space X: Saktë...








