Më goditi aq fort saqë humba fëmijën”, rrëfimet rrëqethëse të 5 grave që i kanë mbijetuar dhunës
Konfliktet, krizat humanitare dhe katastrofat në rritje të lidhura me klimën kanë çuar në nivele më të larta të dhunës ndaj grave dhe vajzave (VAWG), e cila është intensifikuar gjatë pandemisë COVID-19, duke sjellë në fokus nevojën urgjente për të frenuar plagën.
Në nivel global, pothuajse një në tre gra kanë përjetuar dhunë.
Dhuna me bazë gjinore (GBV), ajo më e përhapura, nuk është as e natyrshme, as e pashmangshme dhe duhet parandaluar.
Duke shënuar 16 Ditët e Aktivizmit për të luftuar dhunën ndaj grave dhe vajzave, UN Women po tregon historitë e 5 grave që ia kanë dalë të triumfojnë mbi dhunën, emrat e të cilave janë ndryshuar për të mbrojtur identitetin e tyre.
“E bindur” se ajo do të vritej
Diana, 48-vjeçarja nënë e 7 fëmijëve, nga provinca argjentinase Chaco ka vuajtur për 28 v...








