Instituti shkencor: Macet janë specie aliene
Një institut shkencor polak i ka klasifikuar macet shtëpiake si një "specie aliene pushtuese", duke përmendur dëmin që ato u shkaktojnë zogjve dhe kafshëve të tjera të egra. Disa adhurues të maceve kanë reaguar emocionalisht ndaj vendimit.
Wojciech Solarz, një biolog në Akademinë shtetërore të Shkencave Polake, nuk ishte i përgatitur për reagimin mosmiratues publik kur futi "Felis catus", emrin shkencor për macen e zakonshme të shtëpisë, në një bazë të dhënash kombëtare të specieve aliene të drejtuar nga Instituti i Akademisë për Ruajtjen e Natyrës.
Baza e të dhënave kishte tashmë 1,786 specie të tjera të listuara pa asnjë kundërshtim, tha Solarz për AP të martën.
Solarz përshkroi konsensusin shkencor në rritje se macet shtëpiake kanë një ndikim të dëmshëm në biodiversit...








