Kuriozitete

Dielli artificial’ vendos rekord të ri, mban temperaturën prej 100 milion gradë C për 48 sekonda
Kuriozitete

Dielli artificial’ vendos rekord të ri, mban temperaturën prej 100 milion gradë C për 48 sekonda

Shkencëtarët në Korenë e Jugut kanë shpallur një rekord të ri botëror për kohëzgjatjen e mbajtjes së temperaturave prej 100 milionë gradë Celsius, shtatë herë më të nxehta se bërthama e diellit,  gjatë një eksperimenti të shkrirjes bërthamore. KSTAR, pajisja kërkimore e shkrirjes e KFE, të cilës i referohet si një "diell artificial", arriti të mbajë plazmën me temperatura prej 100 milion gradë për 48 sekonda gjatë testeve midis dhjetorit 2023 dhe shkurtit 2024, duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 30 sekondash të vendosur në 2021. Shkrirja bërthamore kërkon të përsërisë reagimin që bën diellin dhe yjet e tjerë të shkëlqejnë , duke shkrirë së bashku dy atome për të çliruar sasi të mëdha energjie. Shpesh i referuar si graali i shenjtë i zgjidhjeve klimatike të energjisë së pastër...
Shkenca e re e vdekjes: “Ka diçka që ndodh në tru që s’ka kuptim” – Çkemi News
Kuriozitete

Shkenca e re e vdekjes: “Ka diçka që ndodh në tru që s’ka kuptim” – Çkemi News

Hulumtime të reja në trurin gjatë vdekjes sugjerojnë se vija midis jetës dhe vdekjes mund të jetë më pak e dallueshme se sa ç’mendohej më parë. Artikull nga Alex Blasde, botuar në "The Guardian" Pacientja Një ishte 24 vjeçe dhe shtatzënë me fëmijën e saj të tretë kur ajo u hoq nga aparati jetësor. Ishte viti 2014. Nja dy vjet më parë, ajo ishte diagnostikuar me një çrregullim që i shkaktoi rrahje çrregulluar të zemrës dhe gjatë dy shtatzënive të mëparshme kishte pësuar kriza dhe të fikët. Katër javë në shtatzëninë e saj të tretë, ajo u rrëzua në dyshemenë e shtëpisë së saj. Nëna e saj, e cila ishte me të, thirri numrin 911. Në momentin që mbërriti një ambulancë, Pacientja Një ishte pa ndjenja për më shumë se 10 minuta. Mjekët zbuluan se zemra e saj kishte ndalur së rrahuri. Pasi u...
Zbulimi historik, ‘pikaset’ dritë në një planet të ngjashëm me Tokën
Kuriozitete

Zbulimi historik, ‘pikaset’ dritë në një planet të ngjashëm me Tokën

Një tjetër zbulim novator rreth universit u bë falë teleskopit James Webb të NASA-s. Në një nga zbulimet e tij të fundit, Webb ka provuar punën e teleskopit hapësinor infra të kuq të NASA-s Spitzer. Rreth tetë vjet më parë, Spitzer zbuloi shtatë planetë që rrotulloheshin rreth të njëjtit yll, i cili më vonë u bë i njohur për komunitetin shkencor si TRAPPIST-1. Ylli, i cili është rreth 40.7 vite dritë nga Toka, u zbulua rreth 24 vjet më parë. TRAPPIST-1 b është i ngjashëm me Tokën në përbërje, dhe gjithashtu besohet të jetë i ngjashëm në madhësi me planetin tonë. Zbulimet më të fundit ishin vërtet novator, pasi është hera e parë që zbulohet drita që lëshohet nga një planet tjetër jashtë sistemit tonë diellor. Në një deklaratë për ...
As celular dhe as laptop, përndryshe je i paftuar! Në këtë lokal nuk lejohen pajisjet teknologjike
Kuriozitete

As celular dhe as laptop, përndryshe je i paftuar! Në këtë lokal nuk lejohen pajisjet teknologjike

Kalo një mbrëmje të këndshme në kafene pa smartphone duke shijuar kështu “detoksin dixhital”, është iniciativa e tre djemve që kanë hapur lokalin ’’The Offline Club’’, ku nuk lejohet përdorimi i telefonisë celularë apo kompjuterave, shkruan la stampa.it. “Këto vende janë ideale për t’u shoqëruar dhe krijuar një atmosferë larg nga ato toksike që pikasim në lokale të tjera’’, shpjegon një nga tre themeluesit, Ilya Kneppelhout.   ”Shumë persona i përdorin baret për të punuar në kompjuter ose për të folur në telefon ndërsa hanë mëngjes ose darkë me miqtë, duke mos vlerësuar atmosferën, ushqimin dhe pijet’’, shton ai. Sipas administratorëve të gjitha eventet që priten të organizohen në këtë bar tashmë janë  të rezervuara....
Eklipsi i 8 prillit, spektakli më i madh i planetit Tokë”/ Çfarë po paralajmëron konspiracionisti shqiptar?
Kuriozitete

Eklipsi i 8 prillit, spektakli më i madh i planetit Tokë”/ Çfarë po paralajmëron konspiracionisti shqiptar?

  Në një emision televiziv, konspiracionisti Arianit Sllamniku foli për eklipsin që pritet të ndodhë më 8 prill.  Sipas tij ky eklips ‘do të verbojë tërësisht tokësorët’ ndërsa paralajmëron që të mos shikohet drejtpërdrejt. Ai theksoi se një eklips i tillë ka ndodhur para rreth 7 vitesh në SHBA, por këtë autoritetet kanë paralajmëruar që qytetarët të tregohen të kujdesshëm. “Universiteti i Torontos ka analizuar të gjitha ngjarjes që kanë ndodhur gjatë kohës së eklipsit dhe në Kanada kanë ndodhur shumë aksidenti gjatë intervalit kohor të këtij eklipsi. Ndërsa në SHBA unë e theksoj se nuk ka pasur njoftime të tilla për përgatitje paraprake ndaj mendoj se do të ketë një ngjarje pak më ndryshe në SHBA. Pres të këtë ndonjë situatë vullkanike, pasi ka edhe një njoftim t...
Rajoni kanadez shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të eklipsit diellor më 8 prill
Kuriozitete

Rajoni kanadez shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të eklipsit diellor më 8 prill

      Eklipsi i plotë diellor do të jetë më 8 prill dhe Ujëvara e Niagarës është cilësuar si një nga pikat më të mira të shikimit. Megjithatë, autoritetet në atë rajon shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Rajoni i Kanadasë që rrethon qytetin dhe ndan emrin e tij me Ujëvarat e Niagarës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa përgatitet të mirëpresë deri në një milion vizitorë për eklipsin diellor në fillim të prillit. Eklipsi i plotë diellor i 8 prillit do të jetë i pari që do të prekë provincën që nga viti 1979 dhe National Geographic ka emëruar Ujëvarat e Niagarës si një nga vendet më të mira për të parë fenomenin. Qyteti i Ontarios është në rrugën ku hëna do të bllokojë plotësisht rrezet e diellit për disa minuta. Kryetari i B...
Zbulohet taverna sumeriane 4500-vjeçare e pajisur me frigorifer!
Kuriozitete

Zbulohet taverna sumeriane 4500-vjeçare e pajisur me frigorifer!

  Mbetjet e një taverne sumeriane 4500-vjeçare kanë dalë në dritë në Irakun jugor, ku dikur qëndronte qytet-shteti i fuqishëm prej 400 hektarësh i Lagashit. Gërmimet e përbashkëta të universiteteve të Pizës dhe Filadelfias, të bashkëdrejtuara nga arkeologët Sara Pizzimenti dhe Holly Pittman, janë fokusuar në strukturat popullore që pasqyrojnë jetën e përditshme dhe jo në ndërtesat fetare dhe të pushtetit. Në dy fushatat e fundit të gërmimeve, arkeologët punuan në një zonë banimi, 600 metra larg mureve dhe në njërën nga portat juglindore të qytetit. “Ne gjetëm një mjedis ku disa dhjetëra darkues mund të pinin dhe hanin”, shpjegon arkeologia Sara Pizzimenti për Focus.it . “Është një kuzhinë pjesërisht e hapur, një magazinë ushqimore dhe një oborr me banak tullash ...
“Jeta është plot me të papritura”. Kjo histori personale do t’ju emocionojë shumë
Kuriozitete

“Jeta është plot me të papritura”. Kjo histori personale do t’ju emocionojë shumë

  “Isha shtatë vjeç kur babi na la. Unë isha fëmija i vetëm i prindërve të mi, kështu që nëna ime dhe unë mbetëm të vetëm. Nuk dinim çfarë të bënim. Dua të them, ne ishim shumë të varur prej tij. Ai e mbante familjen, mamaja ishte shtëpiake dhe unë isha vetëm shtatë vjeç. I dobët fizikisht dhe gjithmonë i ofenduar nga të tjerët në shkollë. Nuk kam qenë i mirë për asgjë.   Trupi im ishte plot probleme, vuaja nga astma bronkiale, problemet me sinuset, kam një veshkë të vetme funksionale, kam diabet dhe kam bërë fraktura të shumta gjatë gjithë fëmijërisë sime për shkak të trupit të dobët. Mami më çonte te shumë mjekë të ndryshëm për të më parë, më ushqeu me ushqime të mbushura me energji, më çoi në palestër etj. Por gjithçka dështoi dhe ende vuaj nga sëmundjet e mësipër...