Për pak minuta prek tokën/ Të gjithë të frikësuar nga raketa kineze, Greqia merr vendimin EKSTREM; po ç’ndodh me Kinën nëse shkaktohen dëme në vende tjera?
Mbetjet e raketës kineze po enden në orbitë dhe pritet që të futën në atmosferën e Tokës.
Siç shihet nga pamjet “Live” ato mund të rrëzohen për pak më shumë se një orë. Sipas përllogaritjeve, raketa mund të rrëzohet rreth orës 02:00 apo 03:00 të mëngjesit të së dielës, edhe pse orari mund të ndryshojë në varësi të trajektores që do të marrë objekti.
Kjo gjë ka shkaktuar frikë e pasiguri te qytetarët e zonave që janë cilësuar si “zona rreziku”, ku bëjnë pjesë New York, të gjithë Afrikën dhe Australinë, Japoninë dhe Spanjën, Portugalinë, Italinë dhe Greqinë. Kjo e fundit ka marrë masa lidhur me rrezikun nga raketa hapësinore kineze që do të rrëzohet në Tokë orët në vijim.
Protothema shkruan se forcat greke të sigurisë kanë kaluar në gatishmëri t...








