Sulmi ndaj e-Albania: Hakerat publikojnë dokumentet shtetërore të Shqipërisë në internet
Para pak ditësh portali qeveritar e-Albania ra pre e një sulmi kibernetik dhe të gjitha shërbimet që ofrohen u bllokuan. Ky sulm u kalua lehtë fare nga qeveria jonë pa marrë parasysh faktin se të dhënat e miliona shqiptarëve dhe vetë shtetit mund të jenë në rrezik të madh. Sipas “TCH” hakerat kanë arritur të marrin dokumente zyrtare të institucioneve të ndrshme shqiptare.
Faqja ku këto dokumente janë publikuar nuk mund të hapet në vendin tonë sepse kompanitë që shpërndajnë internet në Shqipëri e kanë bllokuar mundësinë për të parë se çfarë publikohet.
Një ndër mesazhet e publikuara nga hakerat kërkon që Shqipëria të mos lejojë mbajtjen e samitit të opozitës iraniane. Në këtë mesazh shkruhet, “konferenca e Durrësit, çelësi i ferrit ose fundi i zjarrit”. Kujtojmë se një ditë p...







