Përshëndetje Çkemi News Dua të denoncoj një rast piraterie dhe mashtrimi-Çkemi News
Përshëndetje Ckemi News
Dua të denoncoj një rast piraterie dhe mashtrimi. Një person me emrin Besart Kurti shet një abonim IPTV 1-vjeçar për 55 mijë lekë, duke e pranuar hapur që kanalet janë pirate.
Ai përdor platformat Bob Player dhe Smart Lite IPTV për të ofruar këtë shërbim dhe e reklamon në Facebook, në faqen Kanale Shqip.
Për pagesën, ai dërgon numrin e llogarisë së tij bankare në BKT, duke kërkuar që klientët të bëjnë pagesën direkt atje.
Problemi më i madh është se shumica e kanaleve nuk funksionojnë, dhe njerëzit që paguajnë mbeten të mashtruar, pasi nuk marrin shërbimin që u është premtuar.
Ky është një rast i pastër i piraterisë dhe mashtrimit, prandaj po e denoncoj me shpresën që të merren masa kundër këtij individi.
Anonim ju lutem . Faleminderit!...








